Shkurt.ch
Populli i Kantonit të Bernës voton kundër shkurtimit të ndihmave sociale
Refuzimi i këtij shkurtimi vjen i befasishëm për një kanton të dominuar dukshëm nga e djathta...
Në ditën e fundit të “votimeve” siç quhen ditët e shpërndara në intervale të caktuara, disa herë brenda vitit, atë të 19 majit, janë zhvilluar dy referendume në nivel nacional.
Por, krahas tyre, në Zvicër, që njihet si vendi më tipik i demokracisë së drejtpërdrejtë janë zhvilluar edhe dhjetëra votime dhe referendume në nivele kantonesh dhe komunash, për çështje nga më të ndryshmet, shkruan albinfo.ch.
Njëri ndër votimet që kanë ngjallur interes më të madh, edhe përtej kantonit ku u zhvillua, ishte votimi popullor në Kantonin e Bernës për shkurtimin e ndihmave sociale. Dhe, trupi votues i këtij kantoni, me 52.6% u përcaktua kundër këtij shkurtimi.
Rishikimi i ligjit mbi ndihmat sociale, ose shkurtimi i ndihmave sociale, sikur të votohej nga shumica, do të bënte që niveli i mbulimit të nevojave bazike të ulej nën standardet që parasheh Konferenca Zvicerane për Ndihma Sociale.
Refuzimi i këtij shkurtimi vjen i befasishëm për një kanton të dominuar dukshëm nga e djathta dhe konsiderohet në një masë edhe si përcaktues për kantonet tjera, ku është duke u kërkuar po ashtu shkurtimi në fjalë, shkruan srf.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












