Lajme
Zvicra do t`ua zvogëlojë ndihmat sociale të huajve jashtë BE-së
Arsyeja për këtë qëndrim të Këshillit Federal, është, sipas komunikatës së tij, rritja e kostos së ndihmës sociale për kantonet dhe komunat
Duke qenë se Këshilli Federal synon të ulë normën e ndihmës sociale midis të huajve që vijnë nga jashtë BE-së dhe EFTA-s, ai ka paraqitur dy amendamente legjislative për konsultim. Ndër të tjera, për shtetasit e vendeve të treta do të futet mbështetje më e ulët në tri vitet e para pasi të kenë marrë lejen e qëndrimit të shkurtër (B) ashtu si dhe lejen e përhershme (C), transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, sipas qeverisë së vendit duhet të rriten stimujt për ata të huaj nga kjo kategori të cilët vendosin të bëjnë një kualifikim profesional. Kjo është bërë e ditur nga qeveria e shtetit, pas mbledhjes së saj të mbajgtur të mërkurën (sot).
Kualifikimi në fjalë duhet të përfshihet në rregulloren për “rastet e rënda”, shkruan srf.ch. Edhe sipas gjendjes së sotme të huajt që punësohen mund të marrin leje qëndrimi si pjesë e rregullores së rasteve të rënda. Ndërsa sipas propozimit të Këshillit Federal, e njëjta gjë do të vlejë në të ardhmen për personat që kryejnë me sukses një stazh praktik (kualifikim praktik).
Qeveria e shtetit dëshiron gjithashtu të plotësojë kriteret e integrimit në Ligjin për të huajtë dhe integrimin: Kur jepet një leje qëndrimi, për shembull, tani do të merret gjithashtu parasysh edhe shkalla në të cilën i huaji/e huaja promovon integrimin e fëmijëve, gruas ose burrit.
Këshilli Federal synon t’i përmbahet rregullores së mëparshme për rastet e heqjes së lejeve të qëndrimit për të huajt, transmeton albinfo.ch. Fillimisht, është zhvilluar edhe një debat për uljen e pragut për të bërë një gjë të tillë.
Ky projektligj vjen si rezultat i një postulati të Komisionit Politik Shtetëror të Dhomës së Kantoneve. Që nga mesi i janarit të vitit 2020, Këshilli Federal kishte vendosur për marrjen e disa masave për të cilat nuk është i nevojshëm ndryshimi i ligjit. Fokusi ishte kryesisht në rrjedhën e integrimit.
Konsultimi zgjat deri më 3 mars.
Arsyeja për këtë qëndrim të Këshillit Federal, është, sipas komunikatës së tij, rritja e kostos së ndihmës sociale për kantonet dhe komunat, përcjell albinfo.ch. Sipas qeverisë, këto shpenzime, midis 2010 dhe 2019 janë rritur për pothuajse 900 milionë franga në 2.8 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














