Opinione
Populli di të dënojë keq*
Habitem me disa njerëz, të cilët i etiketojnë votuesit shqiptarë si tradhtarë për shkak se paskan votuar LSDM-në. Në parim, unë jam kundër kësaj praktike të votimit, por ama duhet të kuptojmë se po këta votues i dhanë BDI-së 150 000 vota para dy vjetësh. Por, të zhgënjyer nga politikat e VMRO-së dhe BDI- së, dje ve.ndosën t’i dënojnë të dyja, e në veçanti partinë e Ahmetit.
Meqenëse BDI ka më shumë deputetë në bllokun shqiptar, përsëri e konsideroj humbësin më të madh në këto zgjedhje, ngase ua hapi shqiptarëve një derë, të cilën e kishim mbyllur në kohën e PPD-së. Kjo që ndodhi dje, le të mbetet një mësim për të gjithë ata që do të merren me politikë në të ardhmen. Mos i shani votuesit, sepse mjerimi i tyre do t’ju mallkojë. Ata u kanë dhënë shumë mundësi dhe atë jo vetëm një herë, për 15 vjet me radhë. Tani ishte radha e tyre për t’ua kthyer.
*Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur











