Lajme
Polonia rrëzon disa dronë rusë në hapësirën e saj ajrore
Polonia ka aktivizuar mbrojtjen e saj ajrore dhe të NATO-s për të rrëzuar dronë në hapësirën e saj ajrore të mërkurën, pas një sulmi ajror rus ndaj Ukrainës, duke shënuar herën e parë që Varshava përfshihet në luftën e vendit të saj fqinj.
Polonia e ka quajtur shkeljen një akt agresioni.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se operacionet janë duke vazhduar dhe se ai është në “kontakt të vazhdueshëm” me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Tusk ka thirrur një takim urgjent të këshillit të ministrave në orën 8:00 të mëngjesit, ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë.
Komanda ushtarake e Polonisë ka thënë se dronët shkelën vazhdimisht hapësirën ajrore polake gjatë sulmit rus përtej kufirit, në Ukrainën perëndimore, raporton Reuters.
Radarët gjurmuan më shumë se 10 objekte dhe ato që mund të përbënin një kërcënim u “neutralizuan”, ka thënë komanda.
“Disa nga dronët që hynë në hapësirën tonë ajrore u rrëzuan. Kërkimet dhe përpjekjet për të gjetur vendet e mundshme të rrëzimit të këtyre objekteve janë duke vazhduar”, ka thënë ajo në një deklaratë.
Aeroporti Chopin në Varshavë, më i madhi i vendit, njoftoi se hapësira e tij ajrore është mbyllur për shkak të veprimeve ushtarake.
Pjesa më e madhe e Ukrainës, duke përfshirë rajonet perëndimore të Volyn dhe Lviv që kufizohen me Poloninë, kanë qenë nën alarme për sulme ajrore për pothuajse gjithë natën, sipas forcave ajrore të Ukrainës.
Ndërkohë, disa prej vendeve anëtare të NATO-s të cilat ndodhet afër kufirit me Rusinë kanë lëshuar deklarata duke shprehur solidaritet dhe shqetësime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë Për një numër pacientësh nga viset shqiptare që jetojnë në Austri, mosnjohja e gjuhës gjermane përbën... -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës












