Bota
Edhe Polonia mund të largohet nga BE-ja
Polonia mund të përfundojë me largim nga Bashkimi Evropian, për shkak të planeve nga nacionalistët në pushtet, për miratimin e disa ligjeve që prekin sistemin e drejtësisë, tha Gjykata Supreme e Polonisë.
Gjykata tha se planet mund të jenë në kundërshtim me ligjin evropian dhe do të përkeqësojnë tensionet ekzistuese midis Brukselit dhe partisë qeverisëse të Polonisë, Ligji dhe Drejtësia.
“Kontradiktat midis ligjit polak dhe ligjit të BE-së, sipas të gjitha gjasave do të çojnë në një ndërhyrje nga institucionet e BE-së për shkelje të traktateve të BE-së, dhe në perspektivën më të gjatë do të çojë në nevojën për t’u larguar nga Bashkimi Evropian”, tha Gjykata Supreme e Polonisë në një deklaratë.
BE-ja e ka akuzuar partinë në pushtet për politizimin e gjyqësorit që nga koha kur ajo erdhi në pushtet, në vitin 2015.
Qeveria në Poloni thotë se reformat e saj janë të nevojshme për ta bërë sistemin gjyqësor më efikas.
Lëvizjet nga Hungaria dhe Polonia për të përfshirë gjykatat dhe mediat nën kontrollin e shtetit, kanë bërë që Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, të fillojë hetimet e ligjeve, të cilat në teori mund të çojnë në pezullimin e të drejtave të tyre të votimit në BE.
Polonia u bashkua me BE-në më 2004 dhe mbështetja e publikut për anëtarësim mbetet e fuqishme, me gjithë mosmarrëveshjet mes Brukselit dhe partisë në pushtet. Deri më tani vetëm Britania e Madhe ka zgjedhur të largohet nga blloku, pas një referendumi në vitin 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














