Kosova
Politikani maqedonas ofendon shqiptarët me termin “shiptar”, Aleanca për Shqiptarët e padit
Bujare Abazi dhe Abidin Abduli, përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët (ASH), në emër të koalicionit VLEN kanë dorëzuar padi penale kundër Petar Bogojeskit, kryetar i partisë politike “Koncepti Maqedonas”, partnerit të tyre të koalicionit qeveritar, për gjuhën e urrejtjes që ai përdor kundër shqiptarëve në rrjetet sociale.
Abduli kërkoi që herëve të tjera Prokuroria e Lartë Publike (PTHP) të mos presë denoncime, por të reagojë sipas detyrës zyrtare.
“Me këto veprime, ai ka bërë shkelje të ligjit edhe atë të dënueshme në bazë të Kodit penal neni 319-të dhe neni 394. Shpresojmë se në të ardhmen Prokuroria Publike këto vepra do t’i procesojë vetë, në bazë të detyrës zyrtare, sepse janë publike dhe të dëmshme mbijetesën e përbashkët këtu në RMV”, tha Abduli.
Padisë së VLEN, Bogojeski iu përgjigj me kundërpadi ndaj shqiptarëve dhe, siç thotë ai, krimeve shoviniste ndaj popullit maqedonas. Thotë se VLEN nuk mund të kërkojë që VMRO-ja ta largojë atë nga koalicioni dhe tha se është partner vetëm me VMRO-në, dhe jo me VLEN-in.
Bogojeski konsideron se fjalori që ai përdor nuk është ofendues. Ndërkohë që nuk precizoi se kundër kujt konkretisht i ka dorëzuar paditë në prokurori.
“Në lidhje me emrat, ta lëmë që prokuroria të procesojë dhe të mos t’i bjerë kjo se ne po gjykojmë tash dikë para se të bëhet procedura gjyqësore. Është njëjtë sikur të më padisin se i quaj ‘VLEN’. Fjala ‘shiptar’ dhe ‘albanec’ për gjuhën maqedonase është e njëjtë. Kur qytetarit i drejtohem me fjalën ‘Shiptar’, i drejtohem në gjuhën e tij amtare. VLEN mund të kërkojë ‘përjashtim’ nga shtëpitë e tyre, marrëdhëniet mes VMRO-së dhe Konceptit Maqedonas janë punë e jona”, ka deklaruar Bogojeski.
Ndryshe, për gjuhën e përdorur nga Bogojeski kanë reaguar edhe partitë e Frontit Evropian. Thonë se kjo është turp për VLEN-in dhe se ata tashmë janë shndërruar në servilë të VMRO-së. /tvklan.mk
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











