Lajme
Politikani i partisë “Anti vaksinë”, i bën thirrje popullit të vaksinohet
“Unë me të vërtetë dua të them: ata që, duke mos u vaksinuar, mendojnë se po dërgojnë një sinjal politik e kanë gabim”, është shprehur Rösti
Të premten në mbrëmje, një deklaratë e bërë në emisionin e njohur të debatit “Arena” në televizionin SRF ka bërë përshtypje të veçantë. Fjala është për prononcimin e politikanit Albert Rösti, transmeton albinfo.ch.
Deputeti Nacional nga SVP dhe ish-kryetari i kësaj partie ka bërë me këtë rast thirrje për tu vaksinuar.
Ajo që e bën të veçantë këtë deklaratë ka të bëjë me faktin se partia e tij, SVP ka kontribuar shumë për t’u perceptuar si “parti kundër vaksinimit”. Përkatësisht skepticizmi ndaj vaksinimit në radhët e kësaj partie është i lartë.
“Unë me të vërtetë dua të them: ata që, duke mos u vaksinuar, mendojnë se po dërgojnë një sinjal politik e kanë gabim”, është shprehur Rösti.
“Mbroni veten, mbroni mjedisin tuaj! Pra, ju lutemi, bëni vaksinimin! E them si Albert Rösti, që jam vaksinuar vetë dhe që është i mendimit: Kjo është e vetmja gjë që do të na ndihmojë të dalim nga pandemia.”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












