Lajme
Politikani artist
Vizita e e sotme në Bernë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është e para që nga rrëzimi i komunizmit në Shqipëri. Gazeta Luzerner Zeitung në një koment të saj e shpall Ramën “Kokë të ditës”, duke prezantuar disa nga karakteristikat dalluese të personalitetit karizmatik që qëndron në krye të Shqipërisë.
Veçoritë fillojnë me pamjen e zyrës së tij. Pasi radhit zyrat presidenciale të disa shefave të shteteve në botë, gazetari e cilëson zyrën e Ramës si më speciale. “Në korridor është vendosur një kosh basketbolli. Muret, në sipërfaqe të mëdha janë tapetuar me piktura laramane. Janë krijime personale të Edi Ramës, sepse kryeministri shqiptar është artist i diplomuar”. Më tutje artikulli flet për kohën kur Rama kishte filluar të merrej me art, ishte bërë docent në Fakultetin e Arteve dhe kishte marrë pjesë në protestat kundër regjimit komunist. Pas rrëzimit të rendit komunist, Rama shkon për të jetuar ëndrrën e tij artistike për disa vite në Paris. Në vitin 1998 kthehet në Shqipëri ndërsa në vitin 2000 zgjidhet kryebashkiak i Tiranës, post në të cilin qëndron 11 vjet. Nga kjo kohë ka mbetur ngjyrosja e fasadave të ndërtesave të qytetit, me çka është hequr qafe pamja e zymtë e tyre. Ndërsa me pikturën, Rama merret gjithë kohën. Edhe kur ishte ministër kulture, ai pikturonte gjatë mbledhjeve, gjë që e bën edhe sot.
Por nuk ka vetëm lëvdata për Ramën. Kritikët thonë se ai po bëhet gjithnjë më shumë arrogant dhe i fuqishëm. Akuzohet se ai, i vetëproklamuar si luftëtar kundër korrupsionit, deri tash është sjellë edhe në mënyrë oportuniste me politikanë të njohur si të korruptuar.
Pas zgjedhjes së tij për kryeministër në vitin 2013 gazeta NZZ shkruante se “esteti origjinal”, katër vite para kësaj, kur i kishte humbur zgjedhjet nga Sali Berisha, kishte organizuar demonstrata dhe kishte bojkotuar parlamentin, gjë që kishte shkaktuar paralizë politike dhe vendin e varfëruar ballkanik e kishte hedhur edhe më shumë mbrapa.
Dhe, kur jemi te hedhja, përfundon gazeta, Rama e hedh topin në koshin që e ka vendosur në hyrje të zyrë së tij karakteristike.
Ai në rininë e tij ka qenë edhe basketbollist dhe ka luajtur madje për kombëtaren shqiptare të basketbollit. Kështu, shqiptari i gjatë 2 metra kishte mundësi të dilte ndonjëherë nga Shqipëria e mbyllur komuniste.
Sot, Edi Rama, me ftesën e presidentes së Federatës, Doris Leuthard vjen në Zvicër. Është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar në Zvicër pas rrëzimit të diktaturës komuniste.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











