Opinione

Politika vendore dhe fuqia ndërkombëtare

Ngërçi i krijuar politik duket se po shpërfaq ikje dhe frikë nga pushteti. Të gjitha subjektet politike po vërehen qartazi që po zhvillojnë një politikë hezituese në marrjen e përgjegjësive dhe hyrjen në pushtet. Nuk është ajo që po i servohet qytetarëve si mungese e vullnetit dhe gatishmërisë politike

Kosova është nënshkruese e marrëveshjeve të një pas njëshme që nga shpallja e pavarësisë së saj, dhe kryesisht bisedimet që kishin përfunduar me marrëveshje ishin për komunitetin serb, pasi që bisedimet bëheshin me Serbinë e jo me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo ishte vetëm ndërmjetësuese që të krijonte një mundësi për bisedime.

Në të gjitha marrëveshjet pothuajse Kosova nuk fitonte ndonjë interes as rajonal e në rrafshin ndërkombëtar, në asnjë qeverisje, pa dallim!

Por më e dëmshmja ishte asociacioni (bashkësia e komunave serbe), dhe kjo sado që secila qeveri që ka ardhur në pushtet është orvatur ti shmanget asociacionit, ajo vetëm sa është prolonguar për të blerë kohë, por kërkesa nga BE dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë hequr dorë në implementimin e saj.

Situata politike sot është në stadin që asnjë subjekt politik nuk dëshiron të jetë e vetme në qeverisje, për shkakun e zbatimit të kësaj marrëveshje, që duket se do të jetë alfa në fillimin e rrënimit të shtetësisë sonë, ose humbjen në masë të funksionimit normal të një shteti.

Pra, përgjegjësia në këtë rast mëton të shpërndahet nga subjektet politike, dhe për këtë arsye duke filluar nga i pari bëhen manovra për tu shmangur krijimit të institucioneve më tutje. Nga kjo pastaj dalin ofertat dhe thirrjet për koalicione të mundshme në qeverisjen e republikës.

Më e mira duket që gjithë përfshirja e subjekteve politike në një qeveri kombëtare tranzitore,  ku do të jetësohet duke kaluar fazën delikate në të cilin është futur vendi.

Bashkësia ndërkombëtare që nga 2015 nuk duket që e ka për ngut. Ajo në vazhdimësi ka thënë se Kosova duhet ta implementon marrëveshjen që ka të bëjë me asociacionin, një mundësi që serbët të kenë një bashkësi ku do të kishin de juro një pavarësi brenda territorit të republikës. Dhe kjo formë e bashkësisë do të jetë në nivelet më të larta të organizmit strukturor dhe qeverisës.

Si përfundim, ne po ballafaqohemi me realitetin se nuk jemi krejtësisht të vetëm në rrugëtimin tonë në çlirimin e atdheut. Dhe për hisen që kanë ndërkombëtarët, duket se ata insistojnë të zbatojnë këtë. Kjo tregon se me gjithë institucionet tona, policinë, njësitë speciale, ushtrinë, shërbimet inteligjente e çfarëdo institucioni tjetër shtetëror, NDËRKOMBETARËT qëndrojnë mbi.

Ndërkombëtarët e mbajnë sustën që rrënon shtetin tonë në momentin që ne nuk zbatojmë politikat dhe interesat e tyre, ata lehtësisht kthejnë rezolutat dhe dërgojnë çështjen tonë në OKB.

Në sado që orvatemi ti shmangemi këtyre marrëveshjeve, sado elaborojmë në detaje përmes analizave e eksperteve, kjo nuk duket që po kalon te ndërkombëtarët mbi atë që ata ishin prezent se çfarë kanë nënshkruar, dhe për çfarë palët ishin pajtuar!

Krejt ky dëmtim i shtetit tonë ka mundur të shmanget nga vendimi i gjykatës, ku në vend që ta hidhte si tërësi marrëveshjen të dëmshme për republikën dhe shtetin tonë, ajo ndau draftet e marrëveshjes duke precizuar disa që janë në përputhje me kushtetutën e disa të tjera jo.

Por, tmerruese është fakti se pse nuk i shpërfaqet e vërteta qytetarëve të vendit, duke ju bërë me dije se mundësitë dhe fuqitë tona politike janë kaq. Pjesa tjetër është forcë që institucionet dhe shteti ynë nuk mundet të menaxhon me atë pjesë, e për rrjedhojë reale autoritetet e vendit janë të pafuqishme kundrejt bashkësisë ndërkombëtare.

Mirëpo, neve vazhdon të na shërbehet sikur gjithçka është në duart e autoriteteve tona, dhe se ne jemi ata që kinse zhvillojmë politikat që kanë të bëjnë me funksionimin normal të shtetit.

Siç kishin me thanë: kundrejt të huajve gjela, kurse përball nesh skiftera!