Lajme

Politika si lojë e shumës zero

Në mes Berishës dhe Ramës mbretëron një klimë dashakeqësie. Të dy e kuptojnë politikën si një lojë të shumës zero: atë që humb njëri, fiton tjetri

Kaluan më shumë se 22 vite që kur demonstrues të zemëruar në Sheshin Skëndërbe në Qendër të Tiranës rrëzuan statujen gjigante të diktatorit Enver Hoxha. Ngjarja deri tash u titullua si kthesë demokratike, si fundi i një ndër tiranive më të errëta. Që nga rrëzimi i pushtetit  mizor stalinist në Shqipëri pa dyshim se ka ndryshuar shumëçka për të mirë, dhe një popullsi e izoluar hermetikisht për decenie nga bota e jashtme dhe e terrorizuar me kampe dënimi, ekzekutime masive dhe burgje familjare, arriti më në fund t’i shijojë të drejta themelore njerëzore.

Demokracia e brishtë

Por, megjithatë, nuk mjaftuan dy decenie për ta transformuar Shqipërinë në një demokraci funksionale. Demokratizimi qëndron shumë më tepër në fillimet e tij. Që nga viti 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste, asnjëri prej humbësve nuk ka pranuar humbjen dhe nuk ka mundur ta marrë me mend rolin në opozitë. Si një refleks kontestohet edhe legjitimiteti i procesit të votimit, partia fituese akuzohet për manipulime zgjedhore dhe kalohet në një politikë obstruksioniste. Se a do të ndodhë kjo edhe pas zgjedhjeve parlamentare të së dieles, në të cilat, sipas rezultateve të para demokratët në pushtet kanë pësuar humbje, mbetet të shihet. Që të dy partitë e mëdha shpallën fitoren e tyre menjëherë pas mbylljes së lokaleve zgjedhore nuk flet për asgjë të mirë.

Shteti jostabili Ballkanit është politikisht i polarizuar nga dy parti të armiqësuara për vdekje dhe që nuk duken të afta për kurrfarë kooperimi. Në njërën anë është Partia Demokratike (PD) e kryeministrit duket të moszgjedhur më, Sali Berishës,  i cili e karakterizoi Shqipërinë postkomuniste si asnjë politikan tjetër. Në anën tjetër qëndron Partia Socialiste (PS) e prefektit të mëparshëm të Tiranës, Edi Rama, i cili me idetë e tij në fillim joortodokse – siç ishte përshembull dhënia e ngjyrave të freskëta kryeqytetit – u konsiderua në fillim si shpresë për shumë shqiptarë, por i cili, megjthatë, në vitet pasuese u shndërrua në një politikan poashtu të hidhur dhe të pa ide.

Në mes Berishës dhe Ramës mbretëron një klimë dashakeqësie. Të dy e kuptojnë politikën si një lojë të shumës zero: atë që humb njëri, fiton tjetri.Se me bashkëpunim të të dy palëve fitojnë të gjithë – e në veçanti popullsia – nuk është e paraparë në të menduarit e  tyre. Prapa kësaj sjelljeje nuk qëdnron vetëm barra e vjetër e historisë, kur kihet sidomos parasysh se sundimtarët totalitarë rrallë u desh të kujdesen që të marrin parasysh edhe mendimin e të anashakaluarëve. Kjo aq më parë, kur në Shqipëri elita politike dhe shoqërore mbeti praktiksht e njëjta edhe pas kthesës demokratike. Kjo vlen si për socialtët e Ramës, pasardhës direkt të komunistëve, ashtu edhe për Berishën, i cili si mjek personal i Hoxhës aranzhonte komod me regjimin.

Diferencat ideologjike nuk janë baza e këtij bipolariteti. Programet e këtyre dy forcave bllokiste janë pothuajse të përputhshme, dhe karakterizimi i PD-së si „konservative e djathtë“ dhe e PS-së si „socialdemokrate“ çon në mashtrim. Të dy partitë shtihen si properëndimore, të orientuara drejt tregut të lirë dhe që synojnë hyrjen në BE. Arsyeja e konfrontimit është gjahu i privilegjeve. Sepse vetëm kush arrin të sigurojë magjën shtetërore arrin t’i mbajë me tenderë ndërmarrjet e lidhura ngushtë me partitë dhe anëtarët e partisë me vende pune në aparatin shtetëror.

Partitë janë kartele të pastërta pushteti. Lojaliteti vlen më shumë se kualifikimi dhe pas çdo ndërrimi të qeverisë vie edhe deri tek ndërrimi i personelit zyrtar dhe atë edhe në njësitë më të vogla, që profesionalitetin e admnistratës e bën të papërdorshëm. Zhbërja e këtyre rrjeteve të korruptuara do të ndodhë atëherë kur vendi nën trysninë e jashtëzakonshme të BE-së – do të shtrëngohet për reforma serioze. Por derisa të vijë deri tek kjo do të duhet ende shumë kohë. Ç’është e vërtetea, Tirana ka bërë kërkesë për hyrje në BE në vitin 2009. Kërkesa për status kandidati shtetit ballkanik iu refuzua tri herë deri më tash nga BE-ja për shkak të deficiteve të rënda juridkie .

Kroacia si vërejtje

Jo-ja e BE-së duket të ketë qenë krejt në rregull për elitën politike. Ajo është e vetëdijshme se jashtë sferës ndikuese të BE-së mund të pasurohet ne shtet krejt pacipë sesa në kuadrin e bisedimeve të ashpra të pranimit. Shembulli i Kroacisë është një vërjetje e mjaftueshme: ky vend, ç’është e vërteta, do të jetë anëtar i BE-së nga javae ardhshme, por në rrugën e tij deri këtu ai u vë nën trajtim kritik – me rezultatin e vënies prapa grilave të ministrave të ndryshëm dhe të ish – kryeministrit për shkak të korrupsionit. Diç të ngjashme me gjasë nuk dëshirojnë të rrezikojnë në Tiranë. Injorimi i përhershëm i thirrjeve për reforma nga Brukseli është një strategji racionale e kastës politike të Shqipërisë, e cila nuk çan kokë për të mirën e përgjithshme.        

(Thomas Fuster, NZZ, 25 qershor 2013)

Përkthimi: Nexhmedin Gerguri