Bota
Politika e emigracionit: Merkel kundërshton ministrin e Brendshëm
Politikat e kancelares gjermane Angela Merkel dhe Ministrit të Brendshëm gjerman për migracionin po kundërshtohen ende.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, është përfshirë në debatin lidhur me politikat e emigracionit, pas komenteve të ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, lidhur me këto të fundit.
“Politikat që i aplikon qeveria e udhëhequr nga Merkel, janë nëna e të gjitha porblemve”.
Sipas Der Spiegel, e para e ekzekutivit e ka kundërshtuar këtë deklaratë, transmeton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Ajo në një intervistë në kanalin televiziv RTL, ka thënë se ka mendim ndryshe rreth kësaj çështjeje.
“Normalisht që ka sfida në aplikimin e tyre, por siç e dimë ka pasur edhe suksese në këtë drejtim”.
Merkel përsëri komentoi mbi incidentet në Chemnitz ku po mbahen protesta, transmeton Klan ksoova.
“Në këtë qytet, janë duke u zhvilluar demonstrata. Me shfaqje që nuk janë në rregull, urrejtëse dhe të drejtuara kundër njerëzve të tjerë”, tha Merkel.
“Por ka pasur edhe demonstrime që kanë treguar se si njerëzit ngrihen kundër, ksenofobisë dhe racizmit”.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











