Kosova
Policja ia dha 12 mijë euro tezes një ditë para krimit
Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten

Valdete Bllaca pasi ka varë 4 anëtarët e familjes së saj ka qëndruar rreth 4 orë në banesë e vetme. Po ashtu, ka dyshime që ngjarja në fjalë të ketë qenë e planifikuar, pasi gazeta shkruan se një ditë më parë ajo i kishte dhënë 12 mijë euro tezes së saj, ndërsa e kishte pyetur dhe se sa kushtonte një ceremoni mortore.
Mes të tjerash mësohet se në kohën kur ka ndodhur krimi, tezja dhe bashkëshorti i saj kishin shkuar në shtëpinë e familjes Bllaca, por në derë ishte shfaqur Valdetja. Ndonëse ishte munduar që të fshihte ngjarjen, ajo i kishte thënë tezes se familjarët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ajo ishte pak e zënë.
Pasi ishin përshëndetur me policen dhe po largoheshin nga banesa, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes. Bazuar në burime të sigurta të Sinjalit, policja dyshohet se i ka qëlluar viktimat me nga dy plumba në kokë. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllai i vogël, Fisnik Bllaca, u qëllua për vdekje nga e motra, teksa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Babain, Zeqir Bllaca dhe vëllain Blerim Bllaca i kishte vrarë në dhomën e ndejës, ndërsa nënën Hanife Bllaca e qëlloi për vdekje në një dhomë tjetër.
Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në korridorin e shtëpisë së saj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor