E-Diaspora
Policja gjermane i shpëton jetën grabitësit shqiptar që nuk dinte not
Pasi i kishte grabitur çantën një gruaje, Besmir H., 21-vjeçar, duke dashur të ikte nga personi që po e ndiqte, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal. Dhe ndodhi çudia: pasi Besmiri nuk dinte not, atij ia shpëtoi jetën në momentin e fundit policja
Të mërkurën, shqiptari me trup të dobët dhe me fytyrë fëmije, thotë kështu para trupit gjykues: “Më 4 gusht 2019 kisha këtë ide spontane, për fat të keq”. Pas një qëndrimi në kafene me shumë vodka, ai si i pamësuar me pijen, kishte pasur vetëm një dëshirë: të vidhte diçka.
“Por, ndërkaq gruaja po e mbante çantën kaq fort…” Bëhet fjalë për edukatoren 45-vjeçare Gisela B.
“Unë po kthehesha nga vizita te një shoqe. Rreth orës 1.20 i rashë nëpër Kreuzberg (lagje e njohur, e madhe e Berlinit), kur ai më kaloi pranë dhe më kapi çantën. Por unë nuk e lëshova, derisa ai më goditi në fytyrë”, transmeton albinfo.ch. “Excuse me please”, i lutet tash i akuzuari “viktimës” së tij, në prani të trupit gjykues, duke iu drejtuar me shikim lutës.
Studenti Eric K., 23-vjeçar i kishte dëgjuar nga ana tjetër thirrjet e gruas: “Hej, ndalo, çanta ime…”. “Unë e pashë duke ikur dhe vrapova pas tij. Çantën e kishte në dorë”. Kur personi që po ikte, pasi kaloi rrethojat në bregun e kanalit, kërceu në errësirë, Eric-u e alarmoi policinë. Ajo, për fat, erdhi dy minuta pas marrjes së lajmit.
“Personi në kanal po thirrte për ndihmë”, thotë polici Dominik W. Ai ishte kapur në ujë për një degë. Ne pastaj ia hodhëm një gomë shpëtimi”, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë që komisarja e lartë Jana G. pa ngurruar, e lidhur me një litar, u lëshua poshtë shkurreve dhe po e mbante mbi ujë të riun e frikësuar për vdekje, derisa erdhën zjarrfikësit dhe policia e ujërave.
I akuzuari, i cili kishte pësuar ngrirje të theksuar të trupit (temperatura e trupit të tij kishte rënë në rreth 33 gradë) është “shkrirë” në katër faza. Rrobat e reja atij ia kanë dhuruar më vonë shokët e dhomës në burg, përcjell albinfo.ch. Ndërsa çanta nuk u gjet më.
“Kur të dal nga burgu do të shkoj menjëherë te familja ime, në vendlindje”, ka premtuar ai para gjykatës. Ky premtim veç tjerash ka bërë që ndaj tij të shqiptohet një dënim i butë: grabitësi i penduar, i padënuar deri tash, ka marrë dënimin më të ulët të mundshëm, 1 vit burg me kusht, transmeton albinfo.ch. Dhe bashkë me dënimin, edhe këtë porosi të gjyqtarit: “Dy herë keni pasur fat: Një herë keni shpëtuar nga rreziku për jetën dhe tash, duke u dënuar me kusht, po shpëtoni nga burgu. Bëni mirë të mos e sfidoni fatin edhe për herë të tretë!”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










