Shkurt.ch
Policia zvicerane dënon shoferët që nuk i pastrojnë xhamat e veturës
Policia e Zug-ut paralajmëroi shoferët se do të dënohen dhe madje mund të humbasin licencën e tyre nëse nuk i kanë pastruar siç duhet veturat e tyre para se të dalin
Policia në kantonin e Zug-ut ka paralajmëruar shoferët se nëse nuk e pastrojnë akullin dhe borën nga veturat e tyre, atëherë do të dënohen, madje, edhe mund ta humbasin licencën e tyre, shkruan “The Local”.
Policia me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ka dënuar disa shoferë sepse nuk e kishin pastruar akullin dhe borën në veturën e tyre, dritaret dhe pasqyrat anësore, përcjell albinfo.ch.
Në një rast, shoferi kishte hequr vetëm gjysmën e akullit në xhamin e përparmë, derisa në rastet tjera nuk kishin hequr akullin dhe borën në dritaret anësore.
Këta shoferë mund të jenë të rrezikshëm për përdoruesit e tjerë të rrugës, sidomos për këmbësorët dhe çiklistët, sepse dukshmëria e tyre është zvogëluar, përcjell tutje albinfo.ch.
Policia e Zug-ut paralajmëroi shoferët se do të dënohen dhe madje mund të humbasin licencën e tyre nëse nuk i kanë pastruar siç duhet veturat e tyre para se të dalin.
Gjithashtu edhe çatia e veturës duhet të pastrohet. Kjo parashihet edhe në bazë të ligjit zviceran, ku dritaret, xhamat, dritaret anësore dhe dritat, duhet të mbahen të pastra. Përveç kësaj, edhe targat duhet të jenë të lexueshme, përcjell albinfo.ch.
Shoferët që përbëjnë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke mos respektuar këto, ose rregulla të tjera zvicerane të trafikut, mund të përballen edhe me një dënim me burg deri në tre vjet.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












