Kosova
Policia tregon për kërcënimin me bombë në Prishtinë
Policia e Kosovë njofton se ka bllokuar rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë nga ora 10: 30 deri rreth orës 15:00 pas një telefonate kërcënuese që ka marrë roja i sigurimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe dyshimet për vendosjen e një mjeti të dyshimtë.
Policia sqaron se ka pasur tri thirrje kërcënuese, transmeton albinfo.ch.
“Në këto thirrje telefonike është lajmëruar një person mashkull i cili ka kanosur me vendosje të mjetit shpërthyes në drejtim të institucioneve të drejtësisë, konkretisht Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se pas kontrollit nuk kanë gjetur ndonjë mjeti të dyshuar.
“Sa i përket identifikimit të personit të dyshuar i cili ka kryer kanosjen me mjet shpërthyes, Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në identifikimin e personit dhe abonuesit të numrit të telefonit nga i cili është kryer kanosja”, theksohet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














