Shqipëria
Policia shqiptare dhe ajo greke kapin dy transportues të drogës në flagrancë
Operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës rezultoi me dy persona të arrestuar në flagrancë.
Sipas policisë i arrestuari ishte transportuesi i lëndës narkotike.
Policia gjithashtu ka arrestuar në Athinë edhe pritësin e lëndës narkotike 35 vjeçarin nga Delvina.
Në operacionin e policisë janë sekuestruar rreth 76 kilogramë Cannabis sativa.
“Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antdrogën, pas informacioneve të marra nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil, kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur Koritiani Thesproti IGumenicë të ndalohet një mjet tip JEEP me drejtues shtetasin shqiptar A.M. 24 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Selanik”, thuhet në njoftimin e policisë .
Policia sqaron se kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gram çokollatë(Cannabis i përpunuar), që dyshohet se e ka marrë në një rrugë rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Sarandës.
Në vijim te hetimeve të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi I lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në Delvine dhe banues provizor ne Athinë.
Policia ka deklaruar se do të vazhdojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












