Kosova
Policia përdor armët për të ndalur një veturë
Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi të njëjtit kanë pësuar lëndime nga aksidenti
Policia e Kosovës sot është detyruar të përdorë armët për të ndalur një veturë në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, tha për “KALLXO.com” se të dyshuarit nuk i janë bindur urdhrit të Policisë dhe me veturën e tyre janë nisur në drejtim të “Kodrës së Trimave”, duke rrezikuar vazhdimisht kalimtarët dhe policët, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, zyrtarët policorë duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit (ngasësit) përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe jetën e tyre, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme, duke shtënë në drejtim të gomave të automjetit.
“Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi të njëjtit kanë pësuar lëndime nga aksidenti”, tha për “KALLXO.com” Florie Ahmeti-Haziraj.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










