Lajme
Policia në gjurmë të grabitësve, vodhëm 3.2 milionë dollarë
Në rrugën drejt aeroporti të Rinasit, plaçkitës të armatosur me rroba policie, grabitën 3.2 milionë dollarë të cilat po transportoheshin drejt Austrisë
Prokuroria shqiptare dhe njësitet hetuese të Policisë së Shtetit në Shqipëri janë angazhuar për të gjetur hajnat që plaçkiten më shumë se 3 milionë dollarë, gjatë transportit të mjeteve për në aeroportin e Tiranës. Plaçkitja e armatosur ka sfiduar edhe skenarët e filmave të Hollivoodit.
Policia, gjatë kontrolleve dhe përpjekjeve për ta zbardhur ngjarjen, ka shoqëruar në Komisariat 30 persona, të cilët po merren në pyetje. Nën akuzën e shpërdorimit të detyrës gjykata dha arrest me burg për 6 punonjësit e sigurimit fizik, të cilët, sipas prokurorisë, me mosveprimet e tyre nuk kanë përmbushur detyrën.
Prokuroria thotë se në grabitje janë angazhuar 3 automjete. Sipas grupit të hetimit, përpara se të ndodhte goditja nga grabitësit, mes dy mjeteve të blinduara të bankës, fillimisht ka hyrë një mjet fuoristradë, që duke i bllokuar, ka ndikuar në uljen e shpejtësisë.
Menjëherë më pas, nga rruga dytësore një fuoristradë tjetër ka ndërprerë aksin kryesor, duke goditur mjetin e blinduar . I pyetur për këtë çast, njëri nga të dyshuarit ka thënë se autorët që zbritën të armatosur ishin të maskuar, me rroba me nënshkrimin policia, ndërkohë që të tjerët pohojnë se grabitësit ishin të veshur me rroba të errëta, si ato të forcave speciale.
Pasi kanë neutralizuar shoqëruesit e vlerave monetare, grabitësit nuk gjetën çelësin dhe thyen kasafortën me një gur freksibël, duke marrë prej andej 8 thasë.
Prokuroria thotë se kamerat e sigurisë së mjeteve të transportit ishin fikur, radio e ndërlidhjes nuk është përdorur dhe pajisja gjurmuese GPS nuk ishte vendosur në thasët me para. Këto janë cilësuar si shpërdorim i detyrës zyrtare.
Lidhur me këtë vjedhje spektakolare ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thotë se policia e shtetit nuk ka gisht në këtë grabitje.
“Hetimet e kanë provuar katërcipërisht, rast pas rasti, se policia jo vetëm nuk ka kurrfarë gishti në grabitjen e bankave, siç akuzojnë në kor zullumqarët, por ka kërkuar nga banka dhe Rinasi, marrjen e masave për sigurimin e tyre”, u shpreh Rama, në nisje të komunikimit javor.
Në kushtet e indiferentizmit total nga ana e bankës dhe policisë private që shoqëronte shumat e parave, kryeministri Rama thotë se ndërhyrja e policisë ishte e pamundur.
“Jo vetëm lajmërimi i policisë është bërë vonë, shumë vonë, por edhe niveli i rojeve të policisë private, standardet e automjeteve, sigurimi i gjurmueshmërisë së kasave, shtypja e butonit të alarmit nuk rezultojnë të jenë mbajtur parasysh, a ka mundësi që një mendje normale ta kuptojë se si në këto kushte indiferentizmi, të fajësohet policia e shtetit”, tha Rama për grabitjen e ditës së enjte.
Ndryshe, nuk është kjo hera e parë që grabiten paratë që shkojnë drejt Austrisë. Edhe dy herë të tjera plaçkitës të armatosur kanë kryer të njëjtat vjedhje dhe nuk janë zbuluar. Grabitja e fundit në Rinas ka ndodhur në dhjetor 2005, kur një grup gjithashtu i armatosur ka grabitur rreth 3.8 milionë euro, nga një mjet i blinduar, i cili po lëvizte nën përcjelljen e Policisë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











