Shqipëria
Policia në aksion nga Velipoja në Ksamil për të rritur sigurinë në plazhe
Ky operacion vjen pas ngjarjes tragjike në Himarë ku humbi jetën një 7-vjeçare si pasojë e goditjes nga skafi.
Përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil, Policia e Shqipërisë po vazhdon operacionin tash e katër ditë, për të rritur parametrat e sigurisë në plazhe. Ky operacion vjen pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare si pasojë e goditjes nga skafi.
Deri më tani janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël, raporton Albinfo.ch.
Në operacion janë përfshirë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Shkodër.
Siç ka njoftuar policia shqiptare, operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.
Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.
Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë).
Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.
Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative.
Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.
Gjithashtu, po gjatë sezonit, në të gjithë vijën bregdetare, janë zhvilluar 22 operacione policore për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat i këtyre operacioneve, janë sekuestruar 2455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona.
Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të penalizojë apo të bllokojë mjetet lundruese që disponojnë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e daljes në det, por ka për qëllim rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









