Kosova
Policia mirëpret mërgimtarët, u dhuron ujë
Policia e Kosovës, në pritje të mërgimtarëve
Mësohet se policia e Kosovës në Gjilan, përkatësisht njësitet e “Policisë në Komunitet” po i mirëpresin bashkatdhetarët që po vijnë këto ditë për pushime në vendlindje, me këtë rast atyre po u jepen edhe këshilla dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme, përcjell albinfo.ch.
Ky aktivitet i policisë po bëhet në vazhdën e implementimit të strategjisë “ Policimi në Komunitet”, përkrahur nga komanda e Stacionit policor në Gjilan.
Theksohet se njësitet “Policia në Komunitet” më 8 korrik 2021 kanë filluar me aktivitete të ndryshme në shërbim të qytetarëve, që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Po ashtu, njësitet policore nga Stacioni policor i Gjilanit janë fokusuar në lokacione të ndryshme në qytet dhe në hyrjet kryesore të Gjilanit, ku gjatë ndaljes së automjeteve, vozitësve dhe pasagjerëve, me theks të veçantë bashkatdhetarëve tanë, po u dëshirohet mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindjen e tyre, ndërkohë që po u shpërndahen ujë për freskim në këtë kohë me vapë si dhe fletushka këshilluese.
Por, siç shihet, uji është lënë në diell dhe temperaturat e larta sigurisht se e kanë nxehur dhe atë.
Këshillat gojore, por edhe fletushkat, përmbajnë këshilla të dobishme për qytetarë pa dallim si:
Gjatë ahengjeve dhe dasmave festo me zemër, jo me armë – ato vrasin!
Mos lejo fëmijët tuaj të dalin (kacavirren) në dritare të automjetit tuaj në lëvizje, gjatë festimeve nëpër dasma.
Kujdes, mos ndez zjarre në fusha, male dhe mos hidhni mbetjet e duhanit të ndezura sepse mund të shkaktojnë zjarre.
Kujdesuni për fëmijët tuaj gjatë rekreacioneve të ndryshme në pishina e vende të tjera.
Kujdesuni për gjërat personale, mbani afër çantën e dorës, Laptopin dhe gjërat me vlerë, mos i vendosni në automjete në pjesë të ekspozuara.
Kujdes Covid-19, gjendet në mesin tonë, respekto distancën, mbroje veten dhe të tjerët.
Raporto për çdo parregullsi në 192, (për thirrje nga telefonat mobil) 92, (nga numrat fiks) ose përmes email adresa [email protected], si dhe këshilla të tjera në dobi të tyre dhe të qytetarëve gjilanas në përgjithësi.
Qytetarët, me theks të veçantë bashkatdhetarët tanë po e vlerësojnë këtë gjest të policisë dhe po e falënderojnë atë për këtë angazhim në dobi të tyre në veçanti, e të mbarë shoqërisë në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













