Maqedonia
Policia kryen bastisje në shtëpinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, nuk u gjetën asnjëri në shtëpi

Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili pak ditë më parë u fut në Listën e Zezë amerikane për korrupsion. Aksioni ka të bëjë me furnizimin e VLT aparateve në Lotarinë Shtetërore në vlerë mbi 10 milionë euro. Megjithatë, Grubi nuk është gjetur në shtëpi, ndërkaq sipas njoftimit të tij në Facebook, ai ka udhëtuar jashtë shtetit për vizitë private dhe sapo të kryejë obligimet, do të rikthehet në Shkup. Bastisje është kryer edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, njeriut të afërt të Grubit. Por, edhe ai nuk është gjetur në shtëpi, ndërkaq janë gjetur shumë e konsiderueshme e parave. Jozyrtarisht, flitet se Bajrami ndodhet në Kosovë. Njoftohet se bastisje janë kryer në gjithsej nëntë adresa, përfshirë edhe anëtarët e Komisionit për Furnizime Publike në Lotarinë Shtetërore.
Lotaria Shtetërore është llogaritur nga përfaqësuesit e partive qeveritare si një nga institucionet e dyshuara për keqpërdorime të shumta financiare, gjatë kohës derisa me të ka udhëhequr Bajrami, apo njeriu i afërt Grubit, i cili u bë “non-grata” për SHBA-në për marrje të ryshfetit me qëllim që ta shpëtojë ish-Shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, nga lëndët gjyqësore. Hetohen tenderët e dyshimtë në Lotarinë Shtetërore që i kanë fituar kompani të afërta me BDI-në, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve në media, Lotaria Shtetërore ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Hej” për marrjen me qira të ish-restorantit Festina në Vizbeg, në të cilin janë ruajtur terminalet e lojërave të fatit të blera në vlerën e 19 milionë eurove. Marrëveshja e firmosur për 10 vjet, peshonte 2.6 milionë euro, përkatësisht 21.000 euro në muaj. Kjo kompani është e njohur në opinion, pasi në krye të saj kanë qenë njerëz të afërt apo të lidhur me familjen e Grubit dhe ish deputetit Jahoski, shkruan alsat.mk.
Megjithatë, Qeveria në shtator e prishi marrëveshjen, pasi siç tha edhe vetë kryeministri Hristijan Mickoski, Lotaria Shtetërore i paguante kompanisë qira që ishte trefish më e lartë nga ajo që e përcakton tregu. Ai theksoi se kontrata e prishur është bazë për përgjegjësi penale dhe se ekzistojnë dyshime serioze për kriminalitet nga pushteti i kaluar.
Gjithashtu, po hetohet edhe dokumentacioni që ka të bëjë me shpalljet e realizuara, tenderët, kontratat e lidhura dhe çdo dokumentacion tjetër shoqërues për prokurimet publike. Nën hetim është edhe themelimi i tri kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vezuv” dhe “Mozzart”.
Në këto shoqëri, shoqëria aksionare shtetërore ka 51% të pronësisë, ndërsa shoqëritë private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, bashkëpronarë, kanë 49%. Për këto tri subjekte të reja, shumica parlamentare VMRO-DPMNE-VLEN paraqiti në fillim të korrikut edhe një kërkesë për interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, duke konsideruar se themelimi i tyre është i paligjshëm dhe se ato duhet të mbyllen. Pasi Kuvendi dha interpretim autentik të nenit 7 të Ligjit për Lojërat e Fatit, më 27 shtator Qeveria i mbylli katër platformat e kazinove online për shkak të parregullsive në punë, lëshime dhe dyshime të bazuara për punë të paligjshme.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit