Bota
Kërkohen trupat e vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re
Zyrtarët policorë në Zelandën e Re kanë thënë se planifikojnë të kërkojnë trupat e disa njerëzve në Ishullin e Bardhë, në të cilin një shpërthim vullkanik ka lënë të paktën 8 persona të vdekur të hënën.
Ekipet e shpëtimit do të shkojnë në këtë zonë, pavarësisht rrezikut të ndonjë shpërthimi tjetër, ka thënë policia. “E sotmja është më pak e sigurt se e djeshmja dhe dita para saj”, ka thënë eksperti për vullkane, Graham Leonard.
Trupat e të paktën tetë personave besohet se kanë mbetur në këtë ishull, pas shpërthimit të së hënës dhe supozohet se të gjithë janë të vdekur. GeoNet, faqe e besueshme e Zelandës së Re për gjeologji, ka thënë të enjten se në 24 orët e ardhshme rreziku i një shpërthimi të ri është 50-60 për qind. Mirëpo, familjet e viktimave janë tejet të shqetësuara për nxjerrjen e trupave.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












