Bota
Policia greke zbulon 41 migrantë në një kamion-frigorifer
Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve
Policia greke gjeti 41 migrantë të fshehur në një kamion frigorifer në autostradën në veri të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë.
Migrantët, shumica e tyre afganë, nuk kanë pësuar lëndime gjatë këtij lloji të transportit, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur, transmeton REL.
Policia ndaloi kamionin për një kontroll të rregullt, në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi. Pas zbulimit të migrantëve brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe migrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.
Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë percjell Albinfo.ch.
Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë. Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













