Fotolajmi
Policia gjermane po e kërkon nëpër spitale atentatorin e Berlinit

Policia në Berlin po kërkon nëpër spitale, si rezultat i informacionit që një terrorist i dyshuar dhe mbështetës i ISIS-it, përgjegjës për sulmin në tregun e Krishtlindjeve, është i plagosur.
Sulmuesi supozohet se ka marrë plagë gjatë përleshjes me shoferin e kamionit, i cili ishte rrëmbyer vetëm disa orë para sulmit.
Shoferi i rrëmbyer i kamionit u gjet i vdekur me armë zjarri dhe thikë, dhe policia gjermane është duke u përpjekur për të gjetur në bazë të ADN-së së gjetur të sulmuesit nga kabina e kamionit.
Autoritetet gjermane thanë se 24-vjeçari tunizian, Anis Amri, është i dyshuar zyrtarisht si atentatori i sulmit në Berlin, ku mbeten të vrarë 12 persona, njoftoi DPA.
Amri ishte më parë në paraburgim në pritje të dëbimit nga Gjermania, por u lirua më pas për arsye të panjohura.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, një tunizian azilkërkues me disa emra të ndryshëm, arriti të marrë një leje qëndrimi të përkohshme dhe mbrojtje në Gjermani.
Që nga maj i këtij viti Tunizia është në listën gjermane të shteteve të sigurta, qytetarët e të cilit nuk kanë të drejtë për të marrë azil në Gjermani.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri