Lajme
Policia gjermane arreston 30-vjeçarin shqiptar dhe gruan e tij
Gjermani: Ja çfarë u gjet në banesë e shqiptarit?
Mediat gjermane raportuan se policia dje ka mësyrë banesën e një çifti në Solingen, ku ka gjetur armë zjarri, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se forcat speciale (SEK) mësynë një apartament në Broßhauser Straße në Ohligs të martën në mëngjes dhe arrestuan një burrë dhe një grua. Në banesë u gjetën edhe një numër armësh zjarri.
Megjithatë, ky zbulim mund të përfaqësojë vetëm “majën e ajsbergut”, pasi dy të arrestuarit dyshohet se kanë qenë aktivë kriminalë në fusha të ndryshme në të kaluarën. Bashkëshorti 30-vjeçar shqiptar akuzohet për shkelje të ligjit për narkotikët, ndërsa bashkëshortja 30-vjeçare, shtetase gjermane, mësohet se ka përvetësuar para nga klientët si punonjëse e një institucioni financiar.
Zyra e prokurorit publik të Wuppertal, e cila ishte përgjegjëse për operacionin në Ohligs, fillimisht nuk njoftoi se cila kompani bankare ishte e përfshirë. Megjithatë, u raportua se shumat janë mjaft të konsiderueshme. “Thuhet se janë disa qindra mijëra euro”, tha prokurori i lartë publik përgjegjës Wolf-Tilman Baumert më vonë.
Policia hyri befasisht në banesën e çiftit, të cilët u gjetën të papërgatitur dhe nuk bënë rezistencë. Më pas policia bastisi shtëpinë e çiftit. U përdorën edhe qentë e policisë, të cilët janë të specializuar për gjurmimin e kartëmonedhave. Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën bizhuteri me vlerë. Dhe kur u hap një kasafortë, u zbulua një sasi gjashtëshifrore parash. Sipas njohurive të mëparshme, bëhet fjalë për para të përvetësuara nga 30-vjeçarja.
Shqiptari mësohet se ka vepruar në sasi të mëdha me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët sekuestruan tri armët e gjata të përmendura, përveç sasive të vogla të lëndës narkotike. Policia kriminale ka konfiskuar edhe një Mercedes AMG të të dyshuarit.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









