Kosova
Policia e trafikut shton prezencën në rrugë për mërgimtarët
Ardhja e bashkatdhetarëve ka bërë që Policia e Kosovës, Njësia e trafikut,të shtojë prezencën nëpër rrugë.
Jeton Rexhepi, drejtor për Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, thotë se qëllim i policisë është komunikimi me mërgimtarët.
“Një prezencë e shtuar policore në rrugë është kërkuar, sidomos në zona urbane që të ketë qarkullim në këmbë. Po ashtu, patrullimi të bëhet në pika të kontrollimit, nga automjete civile e edhe me automjete me pajisje inteligjente që bëjnë kontroll dhe identifikim të kundërvajtësve”, ka thënë Rexhepi për Kohavision.
Tutje shton se duhet pasur kujdes në trafik, marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve.
“Sa u përket gjobave, siç parashihet me ligj, policia pos pjesëve të parandalimit e sensibilizimit, e ka obligim edhe të marrë masa ndaj kundërvajtësve që ndodhën në trafik. Qëllimi i gjobave është disiplinimi i shkelësve. Ndryshimet ligjore kanë ndikuar që edhe gjobat të kenë efektet e tyre”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Sipas Rexhepit, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 4.116 vozitësve u është ndaluar vozitja, e mbi 12 mijë të tjerëve u janë shqiptuar pikë negative.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












