Lajme
Policia e Londrës sulmohet nga hakerët
Policia Metropolitane e Londrës është goditur nga një sulm i madh kibernetik, gjë që ka çuar në hakimin e të dhënave të oficerëve dhe stafit të policisë më të madhe në Britani të Madhe. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se policia londineze ndodhet në një nivel mjaft të lartë gatishmërie, si pasojë e sulmit, shkruan albinfo.ch.
47 mijë pjesëtarët e kësaj force policore janë njoftuar për ekspozimin e mundshëm të fotografive, emrave dhe gradave të tyre. Mësohet se ky sulm ka ndodhur pasi kriminelët kibernetikë kanë mundur të infiltrojnë në sistemin e IT-së së një kompanie kontraktore që merrej me printimin e kartave dhe dokumenteve që u mundësojnë stafit hyrjen në ambientet e Policisë në mbarë kryeqytetin britanik.
Zyrtarët deklarojnë se kjo kompani e kontraktuar nga Policia Metropolitane kishte qasje tek emrat, gradat, fotografitë dhe nivelet e vetingut si dhe kodet e pagesave për oficerët dhe stafin policor.
Sipas njoftimit, kompania nuk ka pasur informacione personale, si adresat, numrat e telefonave apo detaje të tjera financiare.
Agjencia Kombëtare e Luftës kundër Krimit, NCA, e cila njihet ndryshe si FBI-ja britanike, është thirrur në ndihmë nga frika e përfshirjes në këtë histori dhe e përdorimit të këtyre të dhënave nga grupet terroriste apo ato kriminale.
Zyrtarët e Policisë vlerësojnë se kjo ndërhyrje në sistemin e sigurisë së IT-së “mund të shkaktojë një dëm të pallogaritshëm, nëse të dhënat kanë rënë në duart e gabuara”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










