CH-Ballkani

Policia e Kosovës patrullon në Shqipëri gjatë sezonit veror

Duke u bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve, do të organizohen shërbime të përbashkëta policore në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë këtij sezoni veror

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë vazhdojnë të kenë bashkëpunim të madh ndërmjet tyre.

Duke u bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve, do të organizohen shërbime të përbashkëta policore në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë këtij sezoni veror, raporton albinfo.ch.

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, përkatësisht i Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 1 korrik.