Kosova
Policia e Kosovës: Në katër raste shqiptarët u maltretuan dhe iu thyen automjetet në Veri
Policia e Kosovës konfirmon se në katër raste janë maltretuar dje shqiptarë që kanë qarkulluar në pjesën veriore të vendit, aty ku u vendosën barrikada, përcjell albinfo.ch.
Policia njofton se qytetarët kanë pësuar lëndime trupore si dhe u janë thyer automjetet.
Policia njofton se kjo është bërë nga ana e personave të dyshuar, të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.
“Deri më tani janë raportuar katër raste, ku qytetarët shqiptarë, të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë, janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njofton policia.
Policia e Kosovës njofton se vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, ka filluar të zbatohet në nivel vendi. Teksa Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për qarkullim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












