Lajme
Policia e Kosovës, masa të veçanta për sezonin e verës
Në kuadër të planit zhvillimor 2010-2015 të policisë, ekzistojnë edhe plane të veçanta që pikësynim kanë edhe sigurinë në rrugë
Policia ka shtuar numrin e patrullimeve nëpër rrugët ku janë duke u zhvilluar punime, ndërsa kërkon kujdes të shtuar nga ngasësit e veturave. Në kuadër të planit zhvillimor 2010-2015 të Policisë së Kosovës, ekzistojnë edhe plane të veçanta që pikësynim kanë edhe sigurinë në komunikacionin rrugor.Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë për mediet e Prishtinës se këtë vit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka lëshuar urdhrin operativ për të gjitha drejtoritë rajonale për kryerjen e aktiviteteve të veçanta për të parandaluar aksidentet në trafik.
Duke pasur parasysh edhe shtimin e automjeteve që vijnë nga diaspora gjatë sezonit veror dhe punimet nëpër rrugët magjistrale, Sadriu thotë se për këtë çështje janë caktuar zyrtarë policorë edhe nëpër rrugët ku janë duke u zhvilluar punimet.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës këtë vit ka rënie të aksidenteve me fatalitet.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










