Kosova
Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL-i. I dyshuari me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale, respektivisht “kultivim të bimëve narkotike”.
Në njoftim, Policia thotë se po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.
“Në kuadër të këtyre përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetërorë, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, sot, më 12.10.2023, njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit kompetent personi i arrestuar dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore, raporton Albinfo.ch.
Tutje theksohet se Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në funksion të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri








