Kosova
Arrestohen disa persona për fotografim të votës
Deri tani janë arrestuar pesë persona nga Policia e Kosovës për fotografim të votës
Janë raportuar katër persona të arrestuar nga rajoni i Prizrenit, ndërsa një në rajonin e Mitrovicës së veriut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për Telegrafin se të njëjtit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Në rajonin e Prizrenit kemi katër persona të arrestuar, tre në Prizren, një në Mamushë, nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë fotografimin e votës pas veprimit.
Të gjitha veprimet janë marrë me Prokurorin e Shtetit dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu, sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, kanë pranuar informata të shumta dhe pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kanë ardhur në përfundim se kanë vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë, transmeton telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













