Lajme
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë
Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi dyfishimin e gjobës në vend të ndalimit të patentës
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur drejtuesin e një automjeti, i cili u filmua duke kryer kundërvajtje të rënda në komunikacion në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë, më 25 korrik 2026 një portal publikoi në Facebook një videoincizim, ku shihej një veturë e tipit Mercedes me targa të Gjermanisë duke tejkaluar kolonën e automjeteve nga krahu i djathtë, duke lëvizur më pas mbi trotuar dhe duke u rikthyer sërish në korsinë e rrugës.
Pas analizimit të pamjeve, njësia e trafikut në Pejë arriti ta identifikojë shoferin, ndaj të cilit u shqiptua një gjobë prej 400 eurosh për shkeljet e konstatuara.
Policia bëri të ditur se, me pëlqimin e drejtuesit të automjetit, u aplikua dispozita e paraparë me Ligjin nr. 08/L-186 për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, e cila u mundëson poseduesve të patentë-shoferëve të lëshuara nga shtete të huaja të zgjedhin dyfishimin e gjobës monetare në vend të masës së ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj.
Autoritetet rikujtojnë se respektimi i rregullave të komunikacionit është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe se shkeljet e tilla do të trajtohen me seriozitet./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në disa pika kufitare janë krijuar kolona të gjata,... -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027 -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











