Lajme
Policia e Cyrihut rikthen celularët e humbur në ujë, për 130 franga
Një telefon i fundosur në liqenin e Cyrihut nuk është më fatkeqësi e pashmangshme. Policia e ujit ofron një shërbim zyrtar zhytjeje për rikthimin e pajisjeve të humbura me një tarifë prej 130.25 frangash, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Të shtunën pasdite, një adoleshente që i hodhi pa dashje celularin në ujë pranë Bellevue, telefonoi policinë në vend që të zhytej vetë. Vetëm dhjetë minuta më vonë, varka e policisë ujore mbërriti në vend, një oficer veshi kostumin e zhytjes dhe pas pak minutash doli në sipërfaqe me telefonin në dorë.
“Gjithë kohës, dy herë vetëm sot,” tha një oficer, duke theksuar se kërkimet për celularë të fundosur janë kthyer në pjesë të përditshme të punës. Shërbimi, ndonëse i pazakontë për shumëkënd, shpesh rezulton më i lirë se blerja e një pajisjeje të re.
Policia e Cyrihut kujton se, përveç ndërhyrjeve në raste emergjente, shpëtimi i telefonave apo sendeve të tjera personale të humbura është tashmë rutinë për njësinë e saj të ujit, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt










