Lajme

Policia e Cyrihut arreston dërguesin e alarmit për bombë në gjykatë

Policia kantonale e Cyrihut ka identifikuar dërguesin e alarmit për bombë të martën në Gjykatën e Lartë, shkruan SRF.

Ai është një 44-vjeçar zviceran, i cili u arrestua mëngjesin e së mërkurës.

Është ende e paqartë pse ai kërcënoi të përdorte një mjet shpërthyes në ndërtesën e Gjykatës së Lartë përmes e-mailit. Hetimet janë duke vazhduar nga policia kantonale, përcjell albinfo.ch.