Bota
Policia britanike: Nuk dimë as kush e njoftoi ambulancën
Policia britanike nuk ka arritur ende të identifikojë shtetësinë e 39 viktimave të gjetur brenda një kamioni në jugperëndim të vendit, të cilët dyshohen se janë emigrantë. Pippa Mills, zv.Shefe e Policisë në Grays, theksoi se të gjithë personat brenda në kamion kanë ndërruar jetë.
E pyetur nëse autoritetet kanë arritur të zbulojnë shtetësinë e viktimave, Mills tha se kjo ka qenë e pamundur, por Policia e ka vendosur prioritet kryesor identifikimin e trupave, përcjell albinfo.ch.
Policia e Essex deklaroi më herët se ka qenë shërbimi i ambulancës që e lajmëroi në orën 1:40 për një kamion të mbushur me njerëz, që qëndronte brenda parkut industrial të Waterglade. E pyetur se kush e ka njoftuar ambulancën, zyrtarja e policisë tha se nuk e kishte ende këtë informacion.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka deklaruar se Ambasada në Londër po bashkëpunon me autoritetet për ngjarjen, pasi kamioni besohet se ka mbërritur pikërisht nga shteti ballkanik.
Zona e Essex është populluar kryesisht nga emigrantë me prejardhje nga Bagladeshi, shtet në Azi, gjithsesi, autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shtetësinë e viktimave.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













