Kosova
Policia arreston pesë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës.
Sipas njoftimit, pas një hetimi disamujor, Departamenti Special Anti-korrupsion (Task Forca Anti korrupsion) i Policisë së Kosovës ka realizuar një operacion policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Operacioni ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar.
Arrestimi i pesë personave, zyrtarë pranë Ministrisë së Infrastrukturës është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit.
Personat e dyshuar, të cilët janë arrestuar janë: P.N. viti i lindjes 1962, B.D. viti i lindjes 1974, B.K. viti i lindjes 1980, K.K. viti i lindjes 1957, M.B. viti i lindjes 1962.
Një person tjetër është në arrati, ka njoftuar policia, përcjell albinfo.ch.
Rasti ka të bëjë me dyshimin e bazuar se zyrtarët e lartshënuar në mënyrë të kundërligjshme kanë licencuar pyetës teorik (ekzaminer) për patentë shofer, përmes të së cilëve dyshohet se kanë ushtruar ndikimin e tyre në testet teorike për kandidatët për patentë shofer.
Gjatë këtij operacioni policor janë kryer bastisje në pesë lokacione, prej tyre tri zyra në Ministrin e Infrastrukturës, një zyre në njësinë rajonale për patentë shofer në Prishtinë dhe një zyre rajonale për patentë shofer në Gjakovë.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore, njofton Policia e Kosovës.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













