Lajme

Polici me prejardhje shqiptare, shpallet “Polici i vitit” në Teksas

Bëhet e ditur se shqiptari Gëzim Pollozhani është shpallur “Officer of the Year” nga qyteti i Fort Worth-it në Teksas, që ka kuptimin e policit më të mirë të vitit, përcjell albinfo.ch.

Thuhet s ai është dhe një prej drejtuesve të bordit pranë Qendrës kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan në Texas.

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit ai u vizitua dhe u nderua me mirënjohje edhe nga policia shqiptare e Republikës së Shqipërisë.