Tematike
Polici bie në gropë duke ndjekur punëtorin ilegal në xhaminë e shqiptarëve
Pasi që policia ua kishte marrë dokumentet e identifikimit për t`ua kontrolluar, njëri prej tyre ikën befasisht nga aty ndërsa një polic i vihet pas...
Me rastin e një kontrolli të bërë të shtunën e kaluar në kantierin e ndërtimit të xhamisë “Ebu-Hanife” në Grenchen të Bernës, njëri nga punëtorët e kontrolluar ka marrë vrapin. Njëri nga policët është vënë në ndjekje pas tij dhe pasi ka humbur drejtpeshimin, është rrëzuar në një gropë tre metra të thellë. Ai ka qenë me fat që nga ky rrëzim nuk ka pësuar asnjë lëndim, shkruan “Grenchner Tagblatt”.
Kontrollimi ishte bërë pasi që qarkullonin informata se në këtë kantier punohej me të madhe gjatë fundjavave. Policët me këtë rast kishin takuar tetë persona me prejardhje të huaj duke punuar në brendi të ndërtesës, transmeton albinfo.ch. Pasi që policia ua kishte marrë dokumentet e identifikimit për t`ua kontrolluar, njëri prej tyre ikën befasisht nga aty ndërsa një polic i vihet pas. Por, ky i fundit zë në thua dhe bie në gropë, e cila , për fat ishte e zbrazët dhe polici shpëton pa asnjë lëndim. Por, personi i ikur nuk u kap dot. Sidoqoftë, dokuemntet e tij janë në duar të policisë. Dhe, ato tregojnë se ai kishte një ndalesë pë hyrje në Zvicër që domethënë ai po qëndronte dhe po punonte ilegalisht. Ndërsa, siç tregon komandanti i policisë, Alexander Ambühl, asnjëri nga të pranishmit nuk pranonte ta kishte njohur personin në fjalë. Nuk ishte gjetur asnjë njeri që do të mbahej përgjegjës për punimet që kryheshin. Ata thjesht, kishin thënë se kishin ardhur të punonin vullnetarisht.
Një person përgjegjës më vonë ka deklaruar se këtu punonin shumë besimtarë, ndihmës vullnetarë që nuk duhet ngatërruar me punëtorë ilegalë. Po ashtu kishte disa kompani të cilat punën e tyre e kishin deleguar te disa kompani tjera më të vogla, kështu që ishte pothuaj e pamundur të mbikëqyrej gjendja, gjegjësisht të dihej se kush hynte e kush dilte aty.
Ndërtimi i xhamisë kishte filluar me probleme. Ai ishte bërë lajm për mediet zvicerane kur, gjashtë vite më parë persona të panjohur kishin vendosur një derr të ngordhur dhe katër koka derrash në truallin ku kishte filluar ndërtimi, shkruan albinfo.ch. Po ashtu e kishin sperkatur truallin me rreth 100 litra gjak derri, me mendimin se kështu do ta pengonin ndërtimin e xhamisë. Fajtorët nuk janë kapur kurrë.
Përgjegjësi i kantierit, i cili nuk e tregon emrin, thotë se ai i mban listat e të gjithë atyre që punojnë në kantier. “Ne në të kluarën kemi pasur shumë kërkesa të bashkatdhetarëve nga Maqedonia dhe Shqipëria të cilët dëshironin të punonin vullnetarisht në ngritjen e xhamisë. Por ne i kemi refuzuar të gjithë. Ne punësojmë vetëm njerëz që janë me qëndrim në Zvicër. Ata janë shumica nga regjioni ndërsa me myslimanët e vendeve arabe, kjo bashkësi fetare nuk ka të bëjë aspak.
Sa u përket punëtorëve të kontrolluar në rastin e të shtunës së kaluar, ai thotë se duhet të jenë nga Gjeneva, ku është selia e njërës firmë të cilës i ishte deleguar puna nga një firmë e Friburgut. Njëri nga këta punëtorë ka qenë edhe ai që kishte ikur nga policia pasi që po qëndronte ilegalisht në Zvicër, transmeton albinfo.ch. “Ne nuk mund të luajmë rolin epolicit këtu dhe të verifikojmë në hyrje të kantierit secilin punëtor që vjen të punojë këtu”, thotë përgjegjësi.
Më tutje gazeta, duke cituar përgjegjësin në fjalë, shkruan se janë detyruar t`i mbyllin të gjitha hyrjet e ndërtesës, pasi që disa javë më parë kishte ndodhur sërish një akt vandalist. Persona të panjohur kishin depërtuar ne ndërtesë dhe kishin spërkatur muret e brendshgme dhe dyshemenë me gjak derri. Udhëheqësit kanë ushtruar padi për këtë dhe për grafitet e shkruara në fasadë. Persona të panjohur, në natën e të enjtes së kaluar kishin shkruar parullën “Shit Islam”.
(Foto: “Grenchner Tagblatt”)
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













