Bota
Polici belg vret padashje fëmijën dyvjeçar refugjat
Në momentin që plumbi u shkrep, fëmija ka qenë i ulur në një furgon të vogël me refugjatë, i cili kishte zhvilluar një përndjekje të ashpër me policinë
Policia belge është përgjegjëse për vdekjen e një vogëlushe dyvjeçare, ka dëshmuar obduksioni. Fëmija ka qenë në furgonin e përndjekur nga policia.
Pas vdekjes së fëmijës kurd dyvjeçar, policia belge është ndeshur me çështje kritike të drejtësisë. Obduksioni i fëmijës refugjat Mawda Shawri ka dëshmuar qartë se, ajo ka vdekur pas një plumbi nga arma policore, ka pohuar të martën prokurori belg i qytetit Mons, Ignacio De la Serna, shkruan Agjencia telegrafike blege Belga, njofton Albinfo.ch.
Në momentin që plumbi u shkrep, fëmija ka qenë i ulur në një furgon të vogël me refugjatë, i cili kishte zhvilluar një përndjekje të ashpër me policinë.
Zyra e prokurorit publik, kishte rezervuar të gjitha të drejtat për ngritjen e kallëzimit penal ndaj autorit, pasi ka folur për një “rast tragjik”. “Polici i cili ka shtënë me armë, është tronditur tejmase. Ai kurrë nuk do ta dëshironte një gjë të tillë”, ka shpjeguar prokurori.
Polici, tashmë është dëgjuar nga gjykatësi hetues, të cilit i ka deklaruar se ka pasur për qëllim vetëm të ndalojë automjetin. Furgoni i mbushur me 30 persona, në atë moment ka qenë duke zhvilluar një përndjekje të ashpër me policinë nëpër autostradë, në një relacion prej 60 kilometrash.
Pas plumbit vdekjeprurës të së enjtes së kaluar, autoritetet kishin pohuar se ai nuk është shkrepur nga policia, informon më tej Albinfo.ch. Por, ky verzion tani është reviduar.
Avokati i prindërve të fëmijës së vrarë, Olivier Stein, ka akuzuar organet e drejtësisë se prindërit e fëmijës janë trajtuar sikurse autorë, e jo si viktima.
Në vendkalimin kufitarë në mes të Belgjikës dhe Francës, ka lëvizje të mëdha të emigrantëve të paligjshëm. Shumica e tyre përpiqen të arrijnë deri në qytetin Calais të Francës, për të vazhduar më tej për në Britani të Madhe.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












