Kosova
Policët në Kosovë po lënë punën për shkak të mungesës së kushteve
Në muajt e fundit dhjetëra zyrtarë policor janë duke dhënë dorëheqje, kjo për shkak të kushteve të rënda të punës. Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri thotë se një prej arsyeve janë pagat e ulëta. “Vetëm këtë vit kemi 10 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje aq sa kam unë informacione, nuk mund të themi se të gjitha rastet janë për Ligj të pagave, por janë për të gjitha këto kushtet, ka mundësi të jetë edhe ndonjë individ për shkaqe familjare, mirëpo nëse ndalemi që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani kemi mbi 2200 dorëheqje vullnetare, e që ju e dini që Policia e Kosovës është themeluar në shtator 1999”, thotë ai për ekonomiaonline, përcjellë albinfo.ch.
Po ashtu arsye tjetër thotë se është edhe mungesa e Ligjit të Pensionimit. “Jemi polici pa Ligj të Pensionimit, e cila edhe kjo është një kërkesë që të kemi një ligj të pensionimit në moshën 55 vjeçare, arsyeja e parë është që mosha mesatare e policisë ka arritur në 47 vjet, mandej policët, zyrtarët policorë kur e përfundojnë karrierën janë pa pension, pse e them këtë, për shkak se ata e marrin një pension të pleqërisë, si çdo qytetarë tjetër që e arrin moshën 65 vjeçare edhe këta e marrin një pension të pleqërisë, kështu që vërtetë është diskriminuese dhe kjo është ajo kërkesë prioritare edhe për Sindikatën që ky ligj të dërgohet sa më parë në Kuvend për implementim, sepse ligji veç se është i hartuar dhe ka mundësi të bëhet vetëm me pak përmirësime të vogla dhe të ecë”, thotë Zeqiri për EO, përcjellë albinfo.ch.
Sipas kreut të sindikatës janë 2000 pjesëtarë të policisë që nga themelimi që kanë dhënë dorëheqje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











