Bota
Polemika rreth ministrit gjerman, propozon një festë publike myslimane
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka shkaktuar polemika, duke propozuar që në Gjermani të ketë edhe një festë publike myslimane, raportojnë mediat gjermane.
Rreth katër milionë myslimanë jetojnë në Gjermani, shumica e tyre me prejardhje turke, derisa më shumë se një milion emigrantë që kanë mbërritur në dy vitet e fundit janë shumica myslimanë, përcjell albinfo.ch.
De Maiziere, pjesëtar i kristiandemokratëve të Angela Merkelit, tha se ai ishte i hapur që në disa rajone të Gjermanisë, të kishte edhe festa publike myslimane.
Derisa festohen festa të katolikëve në vende ku ka shumë myslimanë, pse të mos të ketë edhe një festë publike myslimane, ka thënë ai.
Por, propozimi i tij ka ngjallur polemika dhe reagime nga kolegët e tij konservatorë, që pritet të fillojnë bisedimet tre palëshe për krijimin e koalicionit të ri me demokratët e lirë liberalë dhe të gjelbrit, javën e ardhshme.
Por, ky propozim është vështirë të kalojë, sidomos të mbrohet me ligj, do të jetë edhe më vështirë. Ndërkohë, shumë të tjerë kanë thënë se kjo nuk ka gjasa të ndodh dhe nuk do të vjen në konsideratë që festë e tillë të bëhet zyrtare.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










