Feja
Po mbahet koncerti kushtuar Nënë Terezës
Koncerti po mbahet në organizim të Kishës Katolike të Kosovës. Krahas Filarmonisë së Kosovës, në program janë të përfshirë edhe emra të njohur shqiptarë të artit dhe sportit në botë. Rita Ora, Ermonela Jaho, Gëzim Myshketa, Shkelzen Doli, Lorik Cana etj.
Në sallën e mbushur përplot me pjesëmarrës shqiptarë dhe të tjerë, të Bazilikës së Shën Palit, po mbahet koncerti në nderim të Nënë Terezës, e cila të dielen, në përvjetorin e 19-të të vdekjes së saj, shpallet e shenjtë nga Papa Françesku.
Koncerti i cili ka filluar nga ora 19:30 po mbahet në organizim të Kishës Katolike të Kosovës. Krahas Filarmonisë së Kosovës, në program janë të përfshirë edhe emra të njohur shqiptarë të artit dhe sportit në botë. Rita Ora, Ermonela Jaho, Gëzim Myshketa, Ramë Lahaj, Shkelzen Doli, Lorik Cana etj. janë vetëm disa prej tyre.
Cana së bashku me Rita Orën kanë bërë përshëndetjen e piublikut në emrin e pjesëmarrësve të programit
Në fjalën e tij të hyrjes, imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, dha një historik për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës. Ndërsa të pranishëm në sallë janë edhe shumë personalitete të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, përfshirë presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryeministrin Mustafa kryeparlamentarin Veseli, ministrin e jashtëm Hoxhaj, ish zv.kryeministri Pacolli, ish kryeministrin Berisha etj.
Në koncert është intonuar himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë. Himni është kënduar nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrantë nga Shqipëria e Maqedonia.
Rita Ora së bashku me tenorin Saimir Pirgu kanë kënduar këngën “What Child is This” ndërsa Ermonela Jaho, himnin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino.
https://www.youtube.com/watch?v=8yslQ3MtroQ
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë















