Shqipëria
Po ktheheshin nga dasma, vdesin tre familjarë në një aksident tragjik në Fier
Sipas mediave shqiptare, viktimat nga fshati Kutë po ktheheshin në shtëpi, pasi ndodheshin në një dasmë
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe dy persona të tjerë.
“Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere”, sqaron policia, përcjell albinfo.ch.
Viktima nuk janë identifikuar ende, por paraprakisht dyshohet se janë dy meshkuj dhe një femër me mbiemër Murataj të afërm me njëri-tjetrin.
Sipas mediave shqiptare, viktimat nga fshati Kutë po ktheheshin në shtëpi, pasi ndodheshin në një dasmë. Kështu raporton edhe “Ora New”.
Sipas policisë mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës dhe shkak dyshohet shpejtësia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












