Lajme
Po kërkoni një punë me pozicion të lartë? Bëhuni astronaut
"Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkon profesionistë të cilët janë në gjendje të kryejnë misione fluturimi hapësinor në orbitën e ulët të Tokës dhe në Hënë"
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po reklamon një konkurs të pazakontë për punë në sitin e rekrutimit zviceran në internet, jobup.ch.
“Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkon profesionistë të cilët janë në gjendje të kryejnë misione fluturimi hapësinor në orbitën e ulët të Tokës dhe në Hënë”, thuhet në reklamë.
ESA pastaj vazhdon të shpjegojë se pozicioni është ai i një “Parastronaut”, domethënë një personi me aftësi të kufizuara fizike për të hetuar “fizibilitetin për të sjellë, për herë të parë në histori, një astronaut me aftësi të kufizuara fizike në hapësirë për të kryejnë detyra profesionale”.
Reklama më pas rendit kualifikimet, si dhe aftësitë e kufizuara, që duhet të ketë një kandidat i suksesshëm për misionet hapësinore, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













