Kosova
14 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës
Po bëhen gati 14 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës, raportin mes këtyre dy shteteve, përgjatë viteve e kanë përcjell shumë anë pozitive, si nga ndihmat financiare nga Zvicra, investimet, e po ashtu edhe mbështetjet për projekte të ndryshme në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
“Zvicra mbështet Kosovën me ndihmë humanitare qysh nga viti 1998. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2008, marrëdhëniet tona janë bërë edhe më të ngushta”, tregon ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke filluar nga çështjet sociale, mbrojtja dhe nxitja e investimeve e deri te bashkëpunimi policor e gjyqësor.
“Zvicra dhe Kosova takohen një herë në vit për shkëmbim mbi çështjet dypalëshe dhe politikës së jashtme, si dhe çështjet e migracionit, me të cilat përballemi krahas lidhjeve të fuqishme njerëzore midis dy vendeve tona. Edhe vizitat zyrtare zhvillohen rregullisht. Në vitin 2020 unë personalisht pata nderin ta mirëprisja në Kosovë kryetaren e atëhershme të Parlamentit Zviceran, Isabelle Moret. Në vitin 2021, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi dy herë Zvicrën, ku u takua edhe me presidentin Guy Parmelin dhe këshilltarin federal Ignazio Cassis, përgjegjës për punët e jashtme”, shprehet Kolly për albinfo.ch.
Sipas tij, mbështetja zvicerane në procesin e integrimit evropian në Kosovë dhe promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në rajon mbetet gjithashtu prioritet i politikës sonë të jashtme.
“Kështu, ne vazhdimisht presim në Kosovë përfaqësues të Zvicrës, të cilët angazhohen për politikën tonë paqësore, bashkëpunim ndërkombëtar ose në Swisscoy, ku përfshihen 195 ushtarë, në mesin e tyre edhe të atillë me nënshtetësi të dyfishtë”, përfundon Kolly. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










