Lajme
Pllakë përkujtimore për viktimat e abuzuesve seksualë me petk kishtar
Deri në fund të vitit 2018, në Zvicër janë regjistruar 317 raste abuzimi që kanë pasur prapavijë kishtare
Një pllakë përkujtimore është vendosur sot në kishën (kapelën) e lokalitetit Closillon në Kantonin Valis për të përkujtuar viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë valisianë, shkruan srf.ch.
Pllaka duhet të përkujtojë vuajtjet e të abuzuarve dhe ajo është vendosur me kërkesë të një viktime, ka thënë për mediat nënkryetari i Shoqatës për Mbështetjen e Personave të Abuzuar nga Autoritetet Fetare.
Ipeshkvia e Sionit ka ndërmarrë disa masa kundër kësaj dukurie, transmeton albinfo.ch. Në këto masa përfshihen edhe punëtori të detyrueshme për priftërinjtë dhe zyrtarët baritorë, për të parandaluar abuzimin seksual.
Deri në fund të vitit 2018, në Zvicër janë regjistruar 317 raste abuzimi që kanë pasur prapavijë kishtare.
Ndërsa Dioqeza e Sionit, kryeqytetit të Kantonit Valis vlerëson se numri i priftërinjve që kanë kryer abuzim seksual në këtë kanton midis viteve 1958 – 1992 ka qenë rreth pesëmbëdhjetë, përcjell albinfo.ch. Katër prej tyre janë akoma gjallë por nuk e praktikojnë më profesionin e klerikut.
Një rast tjetër nga viti 1962 është zbuluar në vitin 2019. Në total, preken disa dhjetëra viktima.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











