Kosova
“Plazma” do t’u mungojë kosovarëve
Tarifat ndëshkuese për mallrat nga Serbia janë shumë të popullarizuara në Kosovë. Perspektiva për të hequr dorë nga biskotat e dashura të Plazmës, ka shkaktuar shetësim, bile edhe te patriotët kosovarë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohët e fundit publikisht ka deklaruar se importi i mallrave deri në 200 euro për kokë banori, mbetet pa taksa.
Çfarë është në Zvicër pija ovomaltine, në Kosovë është keksi “Plazma”. Një lloj keksi i pasuruar me vitamina dhe i ëmbël, që për fëmijët ka shije dhe prindërit nuk ndjehen fajtorë. Dhe, sikurse ovomaltine për shumë zviceranë, edhe “Plazma” është një kujtim nostalgjik i rinisë për kroatët, serbët dhe maqedonasit.
Veçanërisht e dukshme, këtyre ditëve është në Kosovë, shkruan «NZZ», përcjell albinfo.ch.
Nga zemërimi në përpjekjet e palodhura të Beogradit për të penguar njohjen ndërkombëtare të Kosovës, Qeveria në Prishtinë për të gjitha mallrat e importuara nga Serbia, i ka ngritur tatimet për 100 për qind. Tregtia ligjore përgjatë kufirit tashmë u bë ndalesë virtuale. Ekonomikisht, masa ka pak kuptim, pasi, duke pasur parasysh rëndësinë e ndryshme të tregtisë dypalëshe për të dy ekonomitë, efekti shkatërrues për Kosovën është shumë më i madh se sa për Serbinë. Si gjest politik, megjithatë, tarifat ndëshkuese në Kosovë janë ende shumë të njohura.
Kur u pyetën se cilat produkte do t’u mungojnë më shumë, përgjigjja ishte praktikisht gjithmonë e njëjtë: “Plazma”.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










