Shqipëri
Plazhet më të bukura në Shqipëri
Me ardhjen e verës, të gjithë zgjedhin destinacionet më të përshtatshme për pushime. Për kosovarët, Shqipëria është destinacioni kryesor për pushime, përcjell albinfo.ch.
Ja cilat janë disa plazhet më të bukura të Shqipërisë.
Plazhi i Kakomesë

Një ndër vendet më të bukura që ka Shqipëria është gjiri i Kakomesë, është pjesë e komunës së Lukovës si dhe një perlë e natyrës shqiptare.
Kakome është një fshat i vogël që të mrekullon, mund të shkoni me makinë apo dhe anije. Një gji i vogël detar i rrethuar nga male të larta duhet të vizitohet me patjetër këtë verë.
Plazhi i Ksamilit

Ishulli i Ksamilit është pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ku përveç rezidencave arkeologjike, mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të ujit të kristaltë, me një rërë të bardhë.
Plazhi i Gjipesë

Në këtë plazh mbizotëron qetësia, rëra shumë e imët, ku kryeson deti i kaltërt.
Ky ngjason si një plazh privat, i cili lë një përvojë unike. Për të gjithë ju që dashuroni të ngjiteni nëpër shkëmbinj, ky është vendi perfekt.
Plazhi i Jalës

Një vend tjetër magjik i bregdetit shqiptar është Jala, ku deti Jon të jep një kënaqësi krejt ndryshe.
Një ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, ku çdo detaj është i kuruar, nga infrastruktura e deri tek shërbimi dhe argëtimi. Kushdo që e ka vizituar, ka mbetur shumë i kënaqur nga ky vend.
Dhërmi

Dhërmiu është një prej destinacioneve më të preferuara dhe të njohura, kryesisht prej të rinjve. Që prej plazheve të qeta e të veçuara, deri tek ato më të zhurmshmet, ku argëtimi e muzika nuk kanë fund.
Lukovë

Afër qytetit bregdetar të Sarandës ndodhet Lukova. Ku diku afër zonës mund të merrni dhe tragetin që ju dërgon në Korfuzin e afërt.
Ky vend mundëson një pamje fantastike, e sidomos nëse vizitohet në shtator.
Plazhi i Palasë në Vlorë

Në këtë plazh duhet të qëndroni pak gjatë, sepse bregdeti është i shkëlqyer dhe nuk mund të mjaftoheni vetëm me disa ditë.
Karakteristikë e kësaj zone janë shtëpizat e bardha dhe fshatrat e vegjël, të cilët rrethohen nga një natyrë shumë e bukur.
Shëngjin, ”Rana e Hedhun”

Edhe pse në veri, pak larg nga qyteti i Lezhës, ndodhet një ndër plazhet më të bukura natyrore, ai i “Ranës së Hedhun’. Një fluks të madh turistësh, si dhe hotele me shërbimin më të mirë nuk mungojnë kurrsesi në këtë vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












