Shqipëri
Plazhet në Shqipëri që mund të shfrytëzohen pa pagesë
Shumë plazhe në Divjakë, Sarandë, Velipojë dhe Tushemisht buzë liqenit janë të aksesueshme dhe të pastra dhe të gjithë kanë mundësi të pushojnë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar pushuesit se gjatë qëndrimit në Shqipëri mund të shfrytëzojnë edhe plazhet publike, të cilat janë pa pagesë, shkruan albinfo.ch.
Sipas tij, shumë plazhe në Divjakë, Sarandë, Velipojë dhe Tushemisht buzë liqenit janë të aksesueshme dhe të pastra dhe të gjithë kanë mundësi të pushojnë.
“Krahas plazheve të menaxhuara përkohësisht nga subjektet private, hapësirat publike mirëmenaxhohen nga bashkitë dhe janë në dispozicion të qytetarëve që duan të shijojnë bregdetin”, shkroi Rama.
Ndërkohë autoritetet qendrore dhe vendore kanë vijuar aksionin e koordinuar për pastrimin e plazheve, sidomos në stacionet publike dhe zonat e ndërmjetme mes stacioneve të menaxhuara nga biznesi privat.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











